
Problemet te Juventusi nuk kanë fund, nga çështja e bilanceve, transferimeve e deri te rrogat e prapambetura, situata te bardhezinjtë është në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Një çështje ende e pa trajtuar është ajo e rrogave të Paolo Dybalas por kjo është ktheyr në minë me sahat pasi sulmuesi, i marrë në pyetje nga Guardia di Finanza, ka treguar hapur situatën me ish-klubin e tij.
“Nuk e mbaj mend se kur është paguar rroga ime e fundit, por e di shumë mirë që Juventusi ende më ka borxh. Kur bëmë marrëveshjen për ndërrimin e pagës, e dinim që nëse unë do firmosja një kontratë tjetër, pagat e prapambetura do paguaheshin në ato të radhës. Në vend të kësaj unë u largova dhe ata duhej të më paguanin menjëherë.
Në prill 2023 Juventus ka mundësinë e fundit për të më paguar, përndryshe avokati im do të bëjë padi edhe shpresoj se nuk do të shkoj kaq larg. Dua paratë e mia të kthehen pa shkuar në gjykatë, duke shmangur problemet mes meje dhe Juventusit.”-tha argjentinasi.