Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Nuk do ta shembim stadiumin”, Bashkia e Kamzës kopjon “skenarin” e Teatrit Kombëtar?

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk do ta shembim stadiumin”, Bashkia e Kamzës kopjon

Stadiumi i Kamzës është një nga çështjet më të diskutuara në futbollin shqiptar. Jo vetëm që ekipi kamzali është degdisur në ligat inferiore por tanimë rrezikon të mbesë edhe pa terrene sportive. Kryebashkiaku Rakip Suli deklaroi disa javë më parë për mediet se nuk është në plan për t’u shembur impianti i kamzalinjve, megjithatë kjo duket se ka qenë vetëm një deklaratë për të “kaluar lumin”.

Mësohet se janë bërë të gjitha planet se si do të sheshohet stadiumi i Kamzës për t’i lënë vendin një nënparkimi të madh për makinat. Ashtu siç ndodhi me Teatrin Kombëtar, ku pavarësisht rezistencës së Aleancës për Teatrin, në orët e para të mëngjesit u hodh në tokë. Qytetarët e Kamzës kanë paralajmëruar protesta.

Nëse ato do të jenë të pranishme, nuk përjashtohet mundësia të “kopjohet” skenari i Teatrit Kombëtar për t’u shembur në orët e para të mëngjesit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë përfundimisht në vazhdim me stadiumin kamzali.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga