Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë në Europë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare udhëheq listën e golashënuesve në kualifikueset e Champions League. Beratasi ka arritur të marrë vendin e liderit te skuadra e Ferencvaroshit duke shpërblyer dhe besimin e stafit teknik.
Deri më tani, ai ka shënuar plot 4 gola duke qenë në krye të golashënuesve në këtë fazë kualifikuesesh në Kupat e Europës. 26-vjeçari ishte protagonist dy javë më parë në fitoren 3-1 kundër Prishtinës duke qenë ai autori i të 3 golave. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, sërish realizoi kundër Zalgiris në fitoren 2-0 të Ferencvarosh.