Nico Paterni nuk do jetë pjesë e Partizanit. Italiani 26 vjeçar prej dy javësh ka qenë pjesë e grupit në fazën përgatitore, teksa u aktivizua në 2 nga 3 miqësoret që Demat zhvilluan në Maqedoninë e Veriut. Ish-mbrojtësi i djathtë i Dinamos duket se nuk ka qenë në lartësinë e duhur, teksa nuk ka bindur trajnerin Daja.

Kësisoj, të kuqtë nuk kanë nënshkruar një marrëveshje me italianin, ndërsa në mbrojtje u afrua Gligorov. Një tjetër dilemë është e ardhmja e ish-mbrojtësit të Nac Breda në Hollandë. Prej ditësh, Aleksandar Damcevski ka qenë pjesë e stërvitjes, me Partizanin që duket se nuk është bindur ende nga forma e lojtarit.
Poll