
Novak Djogovic zhgënjen në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020. Numri një në botë i tenisit është mundur në gjysmëfinale nga gjermani Alexander Zverev dhe humbet shansin për të marrë medaljen e artë.
Tenisti serb fitoi seti e parë 1-6, ndërsa Zverev përmbysi gjithçka 6-3, 6-1 në dy setet e tjera dhe shkoi kështu në finale të tenisit në Lojërat Olimpike.
Një paraqitje zhgënjyese për Djokovic që pasi fitoi Wimbldon pak javë më parë kishte shansin që të fitonte medaljen e artë edhe për Serbinë në këtë olimpiadë.
Poll