Nora Gjakova vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në sportin e xhudos. Në Abu Dhabi po zhvillohet Grand Slami i xhudos, aty ku kosovarja ka arritur të kapë finalen pa problem ku do të takohet me fituesen e çiftit Qi Chai – Mimi Huh.
Kampionia olimpike e Kosovës nuk kishte rival deri në këtë fazë të kompeticionit teksa fitoi pa problem 4 sfida rradhazi ku në gjysëmfinale doli fituese përballë gjeorgjianes Eteri Liparteliani. Me këtë fitore, xhudistja siguron medaljen e argjendtë për peshat deri në 57 kilogram duke shtuar lavdinë mbi Kosovën dhe emrin e saj.
Poll