Radio Televizioni Shqiptar ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook se ende nuk ka një marrëveshje për të transmetuar takimin e kthimit të turit të tretë të Champions League mes Salzburgut dhe Partizanit.
RTSH njofton se po bën maksimumim për të siguruar të drejtën e transmetimit, por shifra që pretendohet nga kompania që menaxhon këtë të drejtë është jashtë logjikës dhe kapacitetit të tregut shqiptar. Megjithatë tevelizioni publik kombëtar do të tentojë deri në çastet e fundit sigurimin e kësaj të drejte.

Njoftimi në Facebook i RTSH
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.