Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Njësoj si në Gjermani, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së beson te rifillimi i kampionatit: Protokolli nuk do të refuzohet, futbolli vazhdon nëse një lojtar del pozitiv

Shkruar nga NEWSPORT
Njësoj si në Gjermani, Sekretari i Përgjithshëm i

Futbolli në Shqipëri është programuar të rikthehet në muajin qershor. FSHF-ja në takim me klubet e Superligës vendosi që data 3 qershor të jetë për rifillimin e kampionatit, ndërsa 7 qershor për rifillimin e Kategorisë së Parë.

Në një prononcim për “A2 CNN”, Sekretari I Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku u shpreh se shpreson se nuk do ta refuzojnë protokollin dhe Qeveria do të japin dritën jeshile. Gjithashtu ai theksoi se lojtarëve do t’u matet temperatura në stërvitje dhe para ndeshjeve, në rast se një lojtar del pozitiv do të karantinohet dhe futbolli do të vazhdojë, njësoj si rregullat në Gjermani.

“Nuk besoj se protokolli ynë nuk do të refuzohet, pas takimeve që ne kemi zhvilluar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Shpresoj se do të kemi një reagim pozitiv dhe jo refuzim. Në bisedë është rënë dakord për të gjitha pikat e protokollit sanitar.

Është rënë dakord që para seancave stërvitore dhe ndeshjeve, lojtarëve dhe stafit, do t’u matet temperatura dhe nëse dikush do të shfaqë simptoma, atëherë do t’i nënshtrohet tamponit. Nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv me koronavirus, ai do të karantinohet, ndërsa ekipi do të vazhdojë. Ekipit do t’i bëhen tamponët dhe nëse do të jenë negativë, do të vazhdojnë ndeshjen”, u shpreh Shulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga