Emmanuel Egbo dhe Tirana janë të pandashëm. Ish-portieri dhe ish-trajneri që riktheu titullin kampion pas 11 sezonesh te Tirana ka surprizuar gazetarin Dëfrim Met'hasani. Nigeriani I ka dhuruar një fanellë të personalizuar gazetarit, që ka vlerësuar Egbo si një njeri dhe trajner të jashtëzakonshëm.
"I emocionuar sot nga surpriza që më bëri Emanuel Egbo, ish trajneri që riktheu titullin kampion tek Tirana pas 11 vitesh, duke i bërë dhuratën me të bukur klubit bardheblu në 100 vjetorin e tij.
Raportet pozitive me këtë njeri dhe trajner model dhe mirënjohja reciproke prej 20- vitesh që Egbo jeton në Shqipëri, vjen një ditë që shpërblehen. Fanella e Tiranës e personalizuar, ma zbukuroi jo thjesht dekorin, por shpirtin që jo rastësisht din për kë ndihet mirë. Faleminderit kampioni trajner dhe kampioni njeri!", shkruan Met'hasani.
