Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një tjetër talent shqiptar prezantohet në Serie A, Ibrahimovic: Goretzka është një model për mua

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër talent shqiptar prezantohet në Serie A, Ibrahimovic:

Arijon Ibrahimovic është lojtari i radhës me origjinë shqiptare që i bashkohet kampionatit italian. Talenti 17-vjeçar është huazuar nga Bayern Munchen tek Frosinone, huazim që është i vlefshëm deri më 30 qershor 2024.

Ai gjithashtu foli për herë të parë si lojtar i klubit italian:

“Goretzka është një model për mua, kam punuar shumë me të dhe ai më ka dhënë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 10 ose 8, por me skuadrat e të rinjve kam luajtur gjithashtu mbrojtës dhe qendërsulmues”, u shpreh Ibrahimovic.

“Nuk kam kohë që jam këtu, por tashmë e kam kuptuar se skuadra dhe tifozët janë një familje. Mezi pres të luaj dhe të shoh stadiumin e mbushur. Gjendja ime? Mirë, nuk e di nëse jam për 90 minuta, por jam gati të filloj nga fillimi dhe të luaj një futboll intensive si ky italian”, tha më tej talenti me origjinë shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga