Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një "Soue" për Partizanin, sulmuesi nga Gambia pranë akordit me "Demat e Kuq"

Shkruar nga NEWSPORT
Një "Soue" për Partizanin, sulmuesi nga Gambia pranë

Partizani ka filluar merkaton edhe pse kjo e fundit zyrtarisht hapet në datën 1 janar. Duke qenë se Sukaj është larguar nga të kuqtë, Çani nuk dihet kur kthehet në fushë, gjithmonë nëse qëndron te Partizani, reparti më problematik për momentin te "Demat e Kuq" është sulmi, të cilin pritet ta përforcojnë në këtë merkato.

Emri i fundit që flitet se mund të arrihet një marrëveshje është ai i sulmuesit të Carpit në Itali. Bëhet fjalë për një sulmues 22-vjeçar nga Gambia, Lamin Jawo i cili ka të njëjtat cilësi si Ali Soue i Skënderbeut.

Duke ditur se Partizani u dogj njëherë nga Soue pasi nuk i besuan kur u prezantua fillimisht te të kuqtë dhe më pas shkoi te Skënderbeu, këtë herë nuk duan të rrezikojnë. Sulmuesi nga Gambia nuk ka CV të pasur, por është premtues duke parë se është vetëm 22-vjeç dhe ka pritshmëri të larta.

Ai është lojtar i Carpit por së fundmi i huazuar Feralpisalo, klub në Seria C në Itali. Lidhur me konkretizimin e një marrëveshjeje mes palëve gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.

[gallery columns="1" size="full" ids="185942"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga