
Goce Sedlovski ka ndarë rrugët me Vllazninë, me klubin që nuk i rinovoi kontratën trajnerit maqedonas. Tashmë kuqeblutë janë pa një timonier dhe kanë nisur mënjehë nga puna për gjetjen ë një zëvendësuesi për t’i besuar “çelësat” e skuadrës për sezonin e ri.
Lart e poshtë flitet shumë dhe dy emrat e lakmuar janë Thomas Brdaric dhe Ardian Nuhiu. I pari e njeh shumë mirë Shkodrën, pasi i ka drejtuar për një vit e gjysëm.
Ndërkohë Ardian Nuhiu është emri tjetër në listë që mund të marrë drejtimin e shkodranëve. Që pas largimit nga skuadra e Shkupit është pa një skuadër, teksa emri i tij ka dalë në Shkodër. Kujtojmë se 44-vjeçari ka dalë kampion me Dritën në kampionatin kosovarë.
Poll