
Bylisi aktualisht mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 33 pikë. Dueli i radhës në kampionat për ballshiotët është ndaj Erzenit në trasnfertë. Një sfidë delikate dhe direkte për mbijetesën, pasi shijakasit kanë 6 pikë më shumë.
E vetmja mungesë do të jetë ajo e Xhoele Maçollit që mori karton të kuq ndaj Egnatias. Të gjithë lojtarët e tjerë do të jenë të gatshëm për Shensoin në këtë sfidë, i cili do të zgjedhë më të mirët për të zbritur në fushën e lojës. Bylis do të synojë 3 pikët në duelin që është konsideruar si “jetë a vdekje” pasi është ndaj një rivali direkt për mbijetesën.
Kujtojmë se sfida mes Bylisit dhe Erzenit do të luhet në “Niko Dovana” më 17 maj duke nisur që nga ora 15:30. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.