
Kukësi duket se ka nisur që tani të mendojë për merkaton edhe pse kampionati do shumë javë të përfundojë. Kampionët nën drejtimin e trajnerit Peter Pacult po mendojnë të përforcojnë skuadrën me elementë të rinj të cilët po vëzhgohen që tani.
Futbollisti i fundit që Kukësi ka bindur t'i bashkohe ekipit është mefushori nga Brazili, Zhan Patrik Reis. Ai është vetëm 26-vjeç dhe do bashkohet me ekipin verilindor në pill të këtij viti.
Reis ka qenë pjesë e disa klubeve, si Luverdense, Porte Preta, Novorizontino dhe së fundmi është i regjistruar si lojtar i klubit brazilian të Fortelaza.
Poll