
Rolandas Baravykas është lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se ka arritur marrëveshjen me lituanezin që ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai vjen nga kampionati qipriot i futbollit, ku njëkohësisht është edhe futbollist i Kombëtares së Qipros. Në lajmërimin për mediet thuhej:
"Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje. Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol. Ai ishte në "Air Albania" edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.
Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas! 🇱🇹Sveikas atvykes Baravykai. Skeda e Lojtarit:
Emri: Rolandas Baravykas
Mosha: 25 vjeç
Kombësia: Lituanez
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë"