
Laçi është rikthyer te rezultatet pozitive që ne uljen e Gentian Mezanit në krye të skuadrës. Krubinasit kanë siguruar 2 fitore në dy ndeshjet e fundit, ndërsa takimin e radhës do ta luajnë ndaj Kukësit në “Kukës Arena”, ditën e nesërme ora 13:00 ku do të kërkohet edhe fitorja e 3-të rresht në kampionat.
Për trajnerin vlonjat ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq në prag të këtij takimi. Për duelin me verilindorët ëpr fat të keq do të mungojë Rudolf Turkaj, me këtë të fundit që ka plotësuar numin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar.
Por lajmi i mirë ëhstë rikthimi i Albi Allës, i cili pritet të jetë titullarë në këtë takim, ndërsa ka hedhur prapa krahëve dëmtimin, ndërsa do të zëvendësojë në mbrojtje Turkaj.