Ballkani ka arritur të bëjë goditjen e bujshme në këtë merkato vere. Skuadra nga Suhareka ka arritur të përforcojë mesfushës me një kampion. Ish-lojtari i Tiranës, Vesel Limaj pritet që t’i bashkohet ekipit të Ilir Dajës.
Sipas “Gazeta Olle” bëhet e ditur se drejtuesit e Ballkanit kanë arritur marrëveshjen me Limajn dhe së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
26-vjeçari është pjesë e skuadrës së Hermannstadt në Superligën e Rumanisë, ku u transferua në merkaton e janari dhe ka kontrarë deri në qershor të 2024.
Mbetet të shihet se cila ëhstë mënyra që do të kalojë te Ballkani, pasi ka kontratë aktuale me skuadrën rumune. Nëse ky operacion do të zyrtarizohet padiksutim Limaj do të ishte një vlerë e shtuar në mesfushën e kampionëve.