Tirana është gati për sfidën e kthimit ndaj Dinamo Batum. Kujtojmë që bardheblutë barazuan me rezultatin 1-1 ndaj gjeorgjianëve në “Air Albania”, një rezultat që jep shpresa kualifikimi.
Përveç rëndësisë së kualifikimit, në ndeshje të tilla ka shumë rëndësi edhe gjykimi. Në ndeshjen e Tiranës gjyqtari ishte nga kampionati anglez, kurse këtë herë vjen nga Serie A.
Fabio Maresca do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës. 42-vjeçari italian do të jetë ai që do të vërë drejtësi në Gjeorgji, ku Tirana kërkon me ngulm dhe ka optimizëm kualifikimi.
Kujtojmë që Maresca ka drejtuar ndeshje të mëdha të kampionatit italian siç është ajo e sezonit të kaluar midis Romës dhe Milanit.
[caption id="attachment_700711" align="alignnone" width="376"] Fabio Maresca[/caption]