Në orën 20:15 Teuta do të përballet me Kukësin në “Niko Dovana” në kuadër të javës së 6-të të Superiores.
Por vetëm dy orë para kësaj sfide, trajneri i bregdetarëve ka marrë një lajm të hidhur. Edi Martini njofton me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ që ka humbur xhaxhain e tij.
“Të dashur miq e shokë, iu njfotoi se ndërroj jetë xhaxhi im Vitor Martini. Homazhet bëhen nga ora 11:30 deri në 12:30 tek prefektura. Varrimi bëhet në 12:30 tek varrezat katolike në Skenderbeg”, shkruan trajneri i Teutës.
[caption id="attachment_707743" align="alignnone" width="411"] Postimi i Edi Martinit[/caption]
Poll