
Sot, Kukësi do të luajë kundër Tiranës në kuadër të javës së pestë të Superiores. Federata Shqitpare e Futbollit ka vendosur t'i besojë këtë sfidë Eldorian Hamitit. Arbitri që mban stemën e FIFA-s do të asistohet nga Ridiger Çokaj dhe Doriando Myftari.
Ndërkohë i katërt është caktuar Rejdi Avdo. Duke qenë se dueli pritet tejet i fortë, do të ketë edhe gjyqtarë linje. Kësisoj Emirjon Sino dhe Kreshnik Bajramaj do të jenë ata që do të qëndrojnë pas porte. Kujtojmë që ky takim do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin "Elbasan Arena".
Poll