
Toni Kroos është rikthyer të flasë për Real Madrid. Gjermani ka analizuar formën e madrilenëve, ndërsa thekson se spanjollëve iu mungon një lojtar si ai.
Gjithashtu shprehet se Alonsos i duhet edhe pak kohë për të përçuar te ekipi idetë e tij, por e sigurtë është që do t’i përmirësojë gjërat.
“Atyre ende u mungon një profil si i imi, ende po e kërkojnë.
Nuk ka shumë lojtarë si ai profil, dhe ata që ekzistojnë nuk janë të lehtë për t’u marrë. Është shumë herët për të gjykuar Real Madridin e Xabit. Duhet kohë për të vlerësuar ndryshimet dhe zbatimin e ideve të tij.
Jam i sigurt që Xabi e di si t’i përmirësojë gjërat, sepse ka aspekte që duhet të ndryshojnë, me gjithë këtë cilësi, gjërat duhet të shkojnë mirë”, ka theksuar gjermani.