Kategoria Superiore vijon të jetë kamponat ku gjejnë strehë lojtarët nga vendet fqinje. Së fundmi, sipas shtypit të shkruar Apolonia do të afrojë në skuadë Igor Filipovic. Mbrojtësi serb vjen nga Greqia, aty ku është aktivizuar për 8 ndeshje në sezonin që lamë pas.
Filipoviç më herët është aktivizuar në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndëra ka pasur edhe një eksperiencë në Kuvajt. 28 vjeçari I gjatë 1.88 metra pritet që së pari të shihet nga stafi teknik I kryesuar nga Mërgjyshi dhe më pas të firmosë për fierakët, që sezonin që vjen do ta bazojnë te talentet e Akademisë, duke shpresuar për një paraqitje dinjitoze.

Poll