Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një ditë pas zyrtarizimit, Bekim Rexhepi “i zë” vendin Alban HOXHËS

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë pas zyrtarizimit, Bekim Rexhepi “i zë”

Bekim Rexhepi u zyrtarizua dje në kampin e Partizanit, ndërsa sot është bërë pjesë e ekipit në fazën përgatitore të Sllovenisë. Prej fotove të postuara në rrjetet sociale, dallohet ish- gardiani i Skënderbeut, por nuk është shfaqur Alban Hoxha.

Numri 1 i Partizanit ishte në fotot e postuara prej seancave të djeshme stërvitore. Sot si duket klubi i kuq dëshiron të tregojë prezencën në ekip të Rexhepit. Gjithsesi kjo nuk tregon largimin e mundshëm të Alban Hoxhës.

Gjatë 9 viteve kapiteni i të kuqve e ka shkruar emrin e tij në listën e futbollistëve, që kujtohen gjatë nga tifozët. Kështu gjasat janë të pakta që cërrikasi të pranojë stolin.

Rinovimi mungon dhe gjërat mund të fillojnë të marrin kuptim që në ndeshjen e parë me Saburtalon, pasi të shihet portieri që është preferuar titullar në turin e parë të Conference League.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga