Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një ditë nga Botërori, bastet shohin Brazilin fitues por superkompjuteri parashikon finalen e ëndrrave

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë nga Botërori, bastet shohin Brazilin fitues por

Botërori i Katara 2022 ngre siparin ditën e nesërme në orën 17:00 me përballjen e parë mes organizatorëve, Katar kundër Ekuadorit. Ndryshe nga Botërori i 2018-ës, ky vit parashikon një garë vërtetë të ashpër me shumë ekipe që janë pothuajse në të njëjtin nivel. Nëse Franca nuk do të kishte aq shumë mungesa do të ishte sigurisht favorite por “Gjelat” mbeten sërish mes pretendentëve.

Sipas basteve, Brazili shihet si favoritja kryesore me koeficentin 4.75, ndjekur nga Argjentina e Messit me 6.50. Franca mbyll podiumin e pretednentëve me koeficent 7.50. Nga ana tjetër, superkompjuteri parashikon një finale që do të ndaloj gjithë botën, Portugali – Argjentinë. Një Ronaldo – Messi që do të vendoste përfundimisht verdiktin e pyetjes më të madhe në futboll, “Messi apo Ronaldo?”

Kuotat e basteve:

  1. Brazil - 4.75
  2. Argjentina - 6.50
  3. Franca - 7.50
  4. Spanja - 9
  5. Anglia - 10
  6. Gjermania - 12
  7. Holanda - 12
  8. Portugalia - 17
  9. Belgjika - 20
  10. Danimarka - 25

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga