
E ardhmja e Thomas Strakoshës do të jetë në Angli. Bëhet fjalë për Fulham. Klubi që fitoi trofeun e Championship dhe sezonin tjetër do jetë pjesë e Premier League, ka shfaqur interes për të fituar shërbimet e gardianit shqiptar sipas “La Repubblica”. Kontrata e Strakoshës përfundon në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai është i gatshëm të afrohet me parametra zero.
27- vjeçari është pjesë e Lazios që prej vitit 2012, pasi u bashkua nga klubi grek Panionios. Që prej një dekade, ai ka qenë pjesë e gjigandëve të Seria A duke u kthyer dhe në alternativë kryesorë. Strakosha ka luajtur 206 ndeshje për ekipin, duke e mbajtur portën të paprekur 62 herë. Ai është aktivizuar 19 herë për Kombëtaren dhe ndër to Shqipëria nuk ka pësuar gol 8 herë.
Tani mbetet të shihet nëse Strakosha dëshiron të mbajë veshur fanelën e Fulham nga kjo verë. Nëse po, atëherë do ishte një alternativë e mirë me parametra 0 për portën e Fulham.