Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një cigare si për të qarë hallet vlonjate, Batha, Sukaj dhe niveli i Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Një cigare si për të qarë hallet vlonjate, Batha, Sukaj dhe

Publikimi i dy fotove ekskluzive nga newsport.al, ku shiheshin Idriz Batha dhe Xhevahir Sukaj duke konsumuar cigare, nxiti tifozët vlonjatë të reagonin në rrjetet sociale. Kishte shumë nga ata që kritikuan redaksinë tonë për cënim të privatësisë, por kishte të tjerë me këmbë në tokë që u shprehën skeptikë për dy lojtarët dhe të ardhmen e Flamurtarit.

Për sportistët është rreptësisht i ndaluar përdorimi i duhanit, megjithatë në vendin tonë rregullat mbeten vetëm të shkruara. Niveli i Superligës është ngritur shumë, por vetëm në shkallët e stadiumit dhe atëherë kur luhet derbi sepse në javët e tjera mund të numërosh mjaft lehtësisht me gishta numrin e të pranishme. Por, në fakt gjithçka e ka një shpjegim.

Përveç mosfunksionimit si duhet të organeve drejtuese të futbollit në vend, edhe veprimet amatore të këtyre futbollistëve lënë shije të hidhur. Si mund të shkojë për të parë një ndeshje futbolli një tifoz, i cili një natë më parë mund të ketë ndarë çakmakun me dy futbollistët e sipërpërmendur? Me siguri ai është iniciator i braktisjes së stadiumeve duke bindur miqtë për të mos shpenzuar kohën me elitën e futbollit shqiptar.

Këtë herë e kapi kamera e një prej klientëve të atij lokali, por sa cigare mund të jenë konsumuar vallë deri më tani? Ndoshta kanë të drejtë... Problemet e Flamurtarit vetëm një cigare mund t'i zgjidhë, pse jo, shoqëruar edhe me ndonjë teke alkool. Kur këto veprime vijnë nga futbollistë që i kanë dhënë ton dhe mjaft cilësi futbollit shqiptar, ç'mund të presësh nga ata që janë vetëm në hapat e parë të futbollit? Që në vegjëli mësohemi të ndjekim shembujt e më të rriturve, por me sa duket kjo shprehje të nxjerr jashtë shinave në sportin e futbollit... /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga