Verilindorët nuk ndalen në merkato, ndërsa në gustot e tyre tashmë janë futur lojtarët ballakanas. Pas eksperiencës së mirë me Popoviç, Pejiç, Emini dhe Dvornekoviç, Kukësi ka bërë për vete një tjetër “bomber” ballkanas.

Bëhet fjalë për sulmuesin malazez Marko Scepanoviç. Në sezonin e fundit shtatlarti malazez ka shënuar 19 gola, duke kryesuar listën në kampionatin fqinj. Kjo cilësohet si një nga blerjet më cilësore në radhët e Kukësit, ndërsa futbollisti do të jetë i gatshëm për trajnerin Hasan Lika për takimet e Europa League.
Njoftimin për arritjen e akordit me “bomberin” malazez e bën me dije faqja e Kukësit në “facebook”. Ai është 34 vjeç dhe është 190 centimetër i gjatë. Por, përpos golave të shënuar në sezonin e fundit, në “rininë” e tij ai nuk ka qenë edhe aq prodhimtar. Në 7 sezonet e fundit, ku ka luajtur në 130 takime, ai ka shënuar në total 45 gola. Maksimumi është ai i sezonit të shkuar me fanellën e Mladost Podgoricës, ku shënoi 19 herë. Ndërsa është aktivizuar në Ligën e Dytë të futbollit hungarez dhe në Iran me Persepolis. Sa i përket lidhjes mes Kukësit dhe lojtarit, mendohet se është ndeshja e vitit të shkuar, ku lojtari u shënoi verlindorëve në takimin e luajtur në Podgoricë, por që u humb nga skuadra e tij.