Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nis puna te Partizani, ishi i Kukësit dhe Luftëtarit shumë pranë stolit të të kuqve, "Demat" mendojnë dhe për drejtorin

Shkruar nga NEWSPORT
Nis puna te Partizani, ishi i Kukësit dhe Luftëtarit shumë

Partizani është një ndër skuadrat e vetme në Superiore që deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje sa i përket merkatos. Ndërkohë që klubet e tjera kanë bërë zyrtarizimet e para, të kuqtë ende nuk kanë bërë  goditjen e parë në merkato.

Përveç afrimeve të lotjarëve, një tjetër çështje që pritet të marrë zgjidhje te "Demat" është dhe çështja e trajnerit. Prej kohësh është folur për emërimin e ish-trajnerit të Luftëtarit dhe Kukësit, Mladen Milinkoviç, ndërkohë që së fundmi kjo pistë është përforcuar akoma dhe më shumë.  Të gjithë  thonë se gjithçka mund të quhet e mbyllur dhe se ditët në vijim pritet të hidhet firma.

Një tjetër post që ka mbetur bosh te Partizani është ai i drejtorit sportiv, pas largimi të italianit, Antonelo Preiti. Emri që qarkullon së fundmi si zëvendësuesi i Pretitit është ai i Skender Gegës, i cili u fol dhe si zëvendësues i Klevis Dalipit. Duke qenë se këtë pozicion pritet ta marrë tekniku serb, Gega pritet të emërohet drejtor sportiv te Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga