
Skuadra e Kukësit është zhvedosur prej disa ditësh në Antalia, në Turqi ku ekipi verilindor po zhvillon fazën përgatitore. Nën drejtimin e trajnerit Peter Pacult, verilindorët kanë marrë sinjale pozitive, pasi nga miqësoret e zhvilluara, Kukësit ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar tek e treta.
Gjatë qëndrimit në Antalia, pranë ekipit janë afruar disa lojtarë të rinj. Trajneri Pacult ka dhënë "ok" për Nikolas Le Dilo, sulmuesi 21-vjeçar i cili u bashkua me ekipin në datën 5 janar. Për talentin e ri te Kukësi po bëhen gati për t'i ofruar një kontratë 3-vjeçare.
Le Dilo shihet si një talent me të ardhme, ndaj dhe dhe kampionët aktuale kanë vendosur t'i besojnë. Ndryshe ka ndodhur me sulmuesin Ramzi Dajan. Ai nuk ka arritur të bindë trajnerin. Ai qëndroi për tre ditë në provë te Kukësit pa mundur të sigurojë një vend tek bindësit e kësaj prove dhe për rrjedhojë është larguar nga Turqia.