
Tashmë ka nisur një luftë e hapur mes Premier League dhe Manchester City. Drejtuesit e kampionatit anglez kanë nisur tashmë diskutimet për shkeljet e konstatuara nga City. Të gjithë kundërshtarët e citizenëve kërkojnë t’i shkaktojnë një “penallti” shembullore skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
Ky rast tashmë kërcënon të prishë të ardhmen e Premier League, pasi City ka shkellur një sërë rregullash sa i përket veprimeve financiare. 20 drejtusit e klubeve jan ëbërë bashk për të diskutuar për këtë cështje. E çuditshme është se 19 prej klube duan ndëshkim shmebullor për kampionët në fuqi deri në rënien nga kategoria.
Të gjitha klubet janë të gatshme t’i shkojnë deri në fund një “beteje” edhe pse mund të zgjaste më deri në dy vite, por përsëri dënimi që mund të marrë është i rëndë. Mbetet të shihet se cili do të jete vendimi i Premier League për këtë rast, për të mësuar më pas edhe “fatin” e “Qytetarëve”.