Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nijas Lena tregon 'çelësin' e suksesit ndaj Korabit dhe 'kërcënon' Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Nijas Lena tregon 'çelësin' e suksesit ndaj Korabit dhe

Te Kukësi kanë nisur të mendojnë për finalen kundër Skënderbeut. Pas fitores së djeshme 3-1 kundër Korabit, verilindorët janë fokusuar te sfida ndaj kampionëve në fuqi, ndërsa Nijas Lena pranon se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për fitore.

Pas ndeshjes ndaj Korabit, mesfushori i Kukësit pranoi se ekipi vuajti jo pak për të marrë tri pikët, ndërsa përmbysja sipas tij erdhi si rezultat i eksperiencës që ka ekipi verilindor.

"Nuk e nisëm shumë mirë këtë takim, pasi pësuam gol shumë shpejt. Me eksperiencën tonë arritëm të përmbysnim rezultatin në favorin tonë.

Tani duhet të mposhtim Skënderbeun për të fituar titullin kampion.

Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore ndaj korçarëve. Fatin e titullit kampion e kemi në dorë vetë", deklaroi Lena për mediat, pas fitores së Kukësit ndaj Korabit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga