Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy të verdhë brenda pak sekondash, zbulohet DEBATI mes Xhajës dhe trajnerit të Partizanit: Jepe po u kënaqe

Shkruar nga NEWSPORT
Dy të verdhë brenda pak sekondash, zbulohet DEBATI mes Xhajës dhe
Juxhin Xhaja dhe Oltijon Kërnaja

Oltijon Kërnaja është në qendër të vëmendjes për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Partizani – Vllaznia, përfunduar në shifrat 0 – 2. Trajneri tropojan u ndëshkua dy herë me karton të verdhë nga gjyqtari Juxhin Xhaja duke i lënë të gjithë të shtangur.

Askush nuk e kuptoi pse ai vendim i arbitrit të kolegjiumit të Tiranës brenda disa sekondash, ndërsa Newsport.al ka arritur të mësojë debatin e shkurtër verbal mes palëve.

Fillimisht ka qenë Kërnaja ai që ka protestuar kundrejt disa vendimeve të kryesorit, ndërsa ky i fundit mësohet t’i ketë thënë: “Pusho se të jap tjetrin të verdhë”.

Burime nga stafi i Partizanit bëjnë me dije që në atë moment, në nerva e sipër, Kërnaja i është shprehur: “Nëse kënaqesh, jepe dhe të dytin”. Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë nga xhepi i Xhajës ka dalë kartoni i verdhë.

Kujtojmë që Partizani do të luajë këtë javë me Elbasanin, në kuadër të javës së 31-të të Superiores, ndërsa në pankinë do të mungojë trajneri Kërnaja.  

Poll

Lexo gjithashtu