
Ndeshja e parë e ditës së sotme në Superiore luhet në orën 13:30 me Kukësin që pret Teutën në shtëpi në një përballje mes dy klubeve të fundit në renditje. Nuk do mend të thuash që fitorja është kusht për të dyja, pasi një tjetër disfatë mund të quhet e tepërt.
Trajnerët kanë zgjedhur edhe titullarët e sfidës dhe Nica ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin Atdhe Rashiti duke i besuar sulmin Beshirajt. Martini nga ana tjetër vijon me formacionin tipik të përdorur në javët e fundit.
Formacionet zyrtare:
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Lamçe, Zhongo, Lala, Reçi; Fejzaj, Momoh; Salami, Motta, Rivas; Beshiraj. Trajner: Stavri Nica
Teuta (3-4-3): Dema; Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Kruja, Daja, Beqja, Gjinollari; Peposhi, Daci, Arifi. Trajner: Edi Martini