Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ngriti trofeun e kampionit pa dhënë asnjë kontribut, ish-kapiteni i TIRANËS hedh klubin në GJYQ

Shkruar nga NEWSPORT
Ngriti trofeun e kampionit pa dhënë asnjë kontribut, ish-kapiteni

Erando Karabeci ka hedhur në gjyq Tiranën. Ish-kapiteni që në vitin e shpalljes kampion të klubit më shumë kontribuoi në stol së në fushë ka paditur kampionët duke kërkuar rrogat e prapambetura.

Prej 11 vitesh si bardheblu, duket se Karabeci ka mbetur I pakënaqur nga largimi në fundin e sezonit që lamë pas, duke çuar bardheblutë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së.

Sipas shtypit të shkruar, takimi I parë mes palëve është zhvilluar, me kampionët e vendit që nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues. Do të jetë data 23 tetor ajo që do vendosë shumë për këtë çështje, me palët që do mësojnë verdiktin përfundimtar.

Në sezonin e fundit mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë nga minuta e parë, duke koleksionuar mes Kupës dhe kampionatit 683 minuta. Kontrata e lojtarit me Tiranën skadoi verën që lamë pasi, ndërsa lojtari ka firmosur me Teutën në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga