Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ngërç golash në repartin ofensiv, premtimi i sulmuesit të Tiranës: Do të rikthehem më i fortë!

Shkruar nga NEWSPORT

Pas problemeve në ekipin e sezonit të kaluar, Tirana zhvilloi një merkato me emra të bujshëm duke i bërë bardheblutë një skuadër të dubluar në çdo pozitë. Emra si Latifi, Hoxhallari, Doka, Kaina, Jonuzi iu bashkuan atyre si Hasani, Abazaj, Lushkja, Deliu, Najdovski e me rradhë.

Mirëpo, në fillimin e këtij sezoni, 26 herë kampionët e vendit po kalojnë një formë me oshilacione ndërsa kanë shkarkuar edhe trajnerin Orges Shehi. Në vitet e fundit, Tirana qenë ekipi që shënonte më shumë me sulmuesit e saj që garonin për ‘Këpucën e Artë’. Këtë fillim-sezoni nuk po ndodh kështu. Përjashto Florent Hasanin e përhershëm me 5 gola deri tani, të tjerët si Laitifi, Kaina e Abazaj kanë shënuar gjithsej vetëm 2 gola mes tyre, 1 nga penalltia.

Teksa pritet zhbllokimi i tyre në ndeshjet e ardhshme, është sulmuesi tjetër, Patrick, i cili premton se do të rikthehet më i fortë se më parë. Braziliani është shumë pranë rikthimit në fushën e lojës pas dëmtimit të rëndë të pësuar në sezonin e fundit. Ai do të jetë një alternativë, por edhe një kërcënim për vendin e titullarëe të deritanishëm në formacionin bardheblu.

“Do të rikthehem më i fortë, nuk do të vonojë shumë përpara se të rikthehem”, shkruan Patrick në Instagramin e tij.

[caption id="attachment_709981" align="alignnone" width="519"]Postimi i Patrick Postimi i Patrick[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga