Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Shqipëria në Maqedoni për një trajner, tre "okazionet" e merkatos së janarit për PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Shqipëria në Maqedoni për një trajner, tre

Largimi i Franco Lerdës nga Partizani ka vënë përkohësisht në krye të pankinës së Partizanit, Renaldo Kalarin. Ish-mbrojtësi i majtë i të kuqve po drejton kampionët, ndërsa drejtuesit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri.

Emra të shumtë ka në qarkullim, por deri më tani asgjë zyrtare. Kuotat e Ilir Dajës për të marrë drejtimin e Partizanit janë rritur ndjeshëm, madje bëhet theksohet se presidenti Gaz Demi është fiksuar me teknikun kryeqytetas. Megjithatë, veç 53-vjeçarit ka edhe dy kandidatura të tjera. Në Shqipëri përflitet për të marrë drejtimin e 16-herë kampionëve edhe tekniku aktual i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

Edhe pse duket mjaft e vështirë, lidhjet e presidentit Gaz Demi me malazezët janë të forta dhe kësisoj s'do të ishte habi nëse në kryeqytet do të vinte trajneri i shkodranëve. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe ish-tekniku i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani që ka fituar 3 tituj kampionë me kuqezinjtë e Maqedonisë. Zhvillime të reja do të ketë në vazhdim, por duhet saktësuar se ende s'ka asgjë zyrtare. /Newsport.al./

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga