Pesë ndeshje dhe po kaq fitore në kampionat, ndërsa në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, Kamza eliminoi një skuadër të Superligës, Korabin.
Të besuarit e trajnerit Bledar Devolli e kanë nisur këtë sezon si një pretendente e denjë për elitën, ndërsa në Kupë nuk lëshojnë pe për asnjë arsye.
Pas 5 ndeshjesh në Kategorinë e Parë, kamzalinjtë kanë grumbulluar pikët e plota, 15 të tilla, ndërsa sot do të vendosen përballë Vllaznisë në sfidën e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
Një mundësi për të bërë bujë edhe në këtë kompeticion dhe për të vazhduar "ëndrrën" që të jetë mes më të mirave që në këtë edicion futbollistik, ende jo përmes kampionatit, por nëpërmjet Kupës.
Poll
