Arben Sorra, “mjeshtër i sportit” dhe Xhevdet Zeka si përfaqësues i Egnatias ka qenë protagonist i një debati të “nxehtë” në emisionin “Ora Sport”, Ora News.
Kryefjalë ka qenë diskutimi për sezonin e kaluar, kur në fundin e kampionatit të rregullt, skuadra rrogozhinasit morën 3 rezultate negative radhazi. Pjesë e debatit:
Arben Sorra - “Tre humbje rresht Egnatia sezonin e kaluar. Jo mungonin pesë lojtarë… tre ndeshje rresht i la pikët, sepse e kishit siguruar ‘Final 4’. Ishit 11 pikë përpara. E vërteta është kjo. Mendon ti (Xhevdet Zeka) se Teuta do mundet dot Egnatian!
Për çfarë shpifje?! Ti je i qartë vetë. Ia latë 3 pikëshin dhe dolët kampionë pastaj. Më thuaj ti mua? Si fitoi Teuta vjet përballë Egnatias?!
Hape, shikoje, Egnatia luajti me 15-vjeçar. Ia latë 3 pikëshin njërit ekip, barazim tjetrës, bëtë qoka, i dimë të gjithë. Pse nuk e dallojmë sportin unë dhe ti? Unë nuk kam fakte, por po të them logjikën. Le të luajë sot Egnatia me 16-vjeçarë”.
Xhevdet Zeka - “Tani kjo është teori të bësh llogarinë e tjetrit pa qenë pjesë në klub. Po normale lamë pikë, nuk kishim 5 lojtarë. Ti (Arben Sorra) je bërë si disa gazetarë apo persona që akuzojnë këdo dhe flasin pa asnjë fakt.
Ore është guxim i madh të thuash ke lënë 3 ndeshje! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Në qoftë do ishim me institucione të rregullta, unë të marr të çojë për shpifje, për dëmtim imazhi. Mos fol për mua ti, më merr të keqen! Je i papërgjegjshëm që flet kështu.
Ti nuk ke fakte. Më bjer një fakt që është shitur ndeshja?! Është turp që e thua këtë! Mos e thuaj më. Do të çoj për ndjekje penale. Është turp të thuash në prezencën time që ne kemi shitur ndeshje. Të të çojë atje ku nuk ta pret mendja! S’ka bir nëne. Kush je ti?!”.
