Punimet për fushën e re në Picallë
Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, kanë nisur punimet për realizimin e saj, si pjesë e programit “100 Fushat”.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e bazamentit të fushës, në mënyrë që ajo të jetë gati për shtrimin e tapetit artificial.
Ky investim po realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
Poll
