Vllaznia B - Dinamo B
Vllaznia B është ndalur me një barazim 1 – 1 në ndeshjen e rradhës për Kategorinë e Tretë, Grupi A, atë ndaj Dinamo B të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Kuqeblutë kaluan të parë në avantazh me një gol shumë të bukur të shënuar nga Ensar Tafili në fillimin e pjesës së dytë, por u penalizuan prej një gabimi në minutën 90 të ndeshjes kur miqtë kanë barazuar.
Pavarësisht këtij rezultati, ekipi shkodranë është në vendet e para, pozicioni i 3-të në tabelë me 10 pikë, 3 më pak se Dinamo kryesuese.
Poll
