Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Ishujt Faroe në “Air Albania”. Pavarësisht kësaj, mbrëmja e djeshme ishte një festë e vërtetë, ku të gjithë tifozë e lojtarë festuan kualiifkimin në Euro 2024.
Sigurisht që “qershia mbi tortë” do të ishte një triumf në “Air Albania”, por kjo nuk pak rëndësi ka. Tashmë të gjithë po bëjnë gati “valixhet” për në Gjermani. Kristjan Asllani është padiksutim një nga elementët kyç në formacionin e Zylvinhos.
Mesfushori i Interit me potencialin dhe talentin e tij ia kam dalë të ndihmojë kuqezinjtë në këto kualifikuese, teksa menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme ka dhënë një intervistë për “Sportmediasdet”.
21-vjeçari është shumë krenar për arritjen e kombëtares, ndërsa nuk e fsheh dëshirën e një përballjeje të mundshme me Italinë. Ndër të tjera ka folur edhe për interesimet nga ekipet e Serie A si dhe garën e fortë për titullin kampion.
Shumë krenari për këtë kualifikim…
Ka shumë krenari për këtë kualifikim, është hera e dytë që ndodh. Për mua, kuptohet është e parë, pa ia dola menjëherë. Jam shumë i lumtur, për familjen time dhe për të gjithë këta tifozë që ishin këtu. Të them të vërtetën, nuk jam plotësisht i lumtur, sepse kjo ndeshje duhej fituar. Tani do të shkojmë në Gjermani, të shohim çfarë do të ndodhë.
Është kualifikuar edhe Italia, pasi barazoi 0-0 me Ukrainën. Ekziston mundësia që të përplaseni, do të ishte interesante…
Gjëja e parë që bëra pasi përfundoi ndeshja ishte të shihja se çfarë kishte ndodhur me Italinë. Jam shumë I gëzuar për djemtë, për ata që luajnë me mua tek Interi dhe për të gjithë italianët. E meritojnë kualifikim. Po, është kjo mundësia e përplasjes, do të ishte bukur, por Italia është shumë e fortë. Për ne është hera e dytë, duhet të përshtatemi dhe të japim më të mirën.
Konsideroheni truri i Shqipërisë. Çfarë ka ndodhur krahasuar me vitin e shkuar sit ek Kombëtarja Shqiptare ashtu edhe tek Interi? Po shihet që jeni më vendimtar, një tjetër Kristjan Asllani…
Sezonin e shkuar e dija që do të kisha më pak minuta. Duhet të falënderoj misterin (Inzaghin) dhe klubin e Interit që po më ndihmon të rritem çdo ditë. Po më ndihmon Calhanoglu, është një person fantastik, po më jep shumë këshilla. Jam përmirësuar se kam pasur mundësi të shoh lojtarë si Brozovic, i kam studiuar dhe kam mësuar shumë prej tyre. Ndoshta tani edhe unë jam gati.
Juventus-Inter, derbi i Italisë, çfarë ndeshjeje pret?
E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Juventusi, e dimë, është skuadër shumë shumë e fortë. Ne do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë e të marrim më të mirë.
Është një ndeshje titulli…
Mund të thuhet kështu, por janë shumë skuadra në garë, Juventusi është aty lart, ku jemi dhe ne, por të gjithë e dimë që ka skuadra të tjera që mund ta fitojnë kampionatin.
Nëse do të duhej të zgjidhje mes kampionatit dhe Championsit?
Të them të vërtetën, po zhvillojmë një kampionat shumë të mirë, por jemi vetëm në fillim. Sigurisht që synojmë vendin e parë, por të shohim ndeshje pas ndeshjeje.
Po merr me shumë minuta tek Inter, sa kohë mendon se mund të të duhet për të qenë titullar i palëvizshëm?
Të jem i sinqertë, nuk mund të përcaktosh kohën, por unë po punoj fort në të gjitha aspektet, në fazën mbrojtëse e në shumë gjëra të tjera. Po kërkoj hapësirat e mia këtë sezon, megjithatë kjo që thoni ju vjen me shumë punë, sigurisht.
Të kanë kërkuar shumë skuadra si Fiorentina, Empoli, Sassuolo, ju vendosët të qëndroni tek Interi dhe po tregoni se kishit të drejtë…
Sigurisht që doja të qëndroja, por ka qenë meritë e misterit dhe shoqërisë që më deshën, Mendoj se ka qenë vendimi i duhur si për mua ashtu edhe për Interin.
Bennacer është shprehur se nuk do të të vepronte kurrë si Calhanoglu, pra të largohej nga Milani tek Interi. Ju jeni futbollist i Interit, do të shkonit një ditë te Milani?
Unë jam futbollist i Interit dhe jam i kënaqur që jam me këta djem. Sapo mora vesh që Interi më kërkonte, nuk u mendova gjatë. Siç e dinë të gjithë, unë jam tifoz i Interit dhe mendoj vetëm për Interin.
A të ka thënë diçka trajneri se çfarë duhet të bësh apo si duhet të luash?
Të them të drejtën misteri më ndihmon në çdo seancë stërvitore, më ka folur dhe po më jep minuta dhe fatmirësisht mendoj se i kam shfrytëzuar, por, siç e thashë edhe më herët, gjithçka arrihet me punë.