Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga kampionati te marrëdhënia me Demin dhe Ramën, Giovanni COLELLA rrëfen aventurën e tij "të kuqe"

Shkruar nga NEWSPORT
Nga kampionati te marrëdhënia me Demin dhe Ramën, Giovanni

Partizani e ka mbyllur fazën e parë të Abissnet Superiore në krye të renditjes, 4 pikë larg Erzenit dhe rivalëve të Tiranës. Trajneri i ekipit, Giovanni Colella ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit në MCN TV. Colella ka folur gjerë e gjatë për aventurën e tij deri tani në krye të Demave.

"Pas kësaj faze të parë, i kam parë të gjitha skuadrat dhe jam i qartë se çfarë ndodh me rivalët. E rëndësishme është të vlerësosh ku je dhe kush janë të tjerët. E rëndësishme për mua është të njoh lojtarët dhe skuadrën time. Vendi i parë na bën të jemi të kënaqur, por duhet të punojmë dhe të rritemi më shumë.

Sigurisht që ky nuk është maksimumi i Partizanit. Mendoj se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar. Edhe me respektin më të madh për kundërshtarët, shikoj lojtarët e mi dhe të rriten.

Unë mendoj se trajneri është ai që duhet të marrin përgjegjësinë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk ka rezultate, është trajneri ai që merr përgjegjësinë dhe merr valixhet. Për mënyrën si jam gatuar, unë preferoj që ta marr unë përgjegjësinë e humbjes."

Merkato - "Unë po përpiqem, që t’i jap një lloj mentaliteti skuadrës. Kur ne përgatisim atë që duam, më tej rezultati është i rëndësishëm. Ajo që është e rëndësishme për një skuadër, që do pikët, vazhdimësia e lojës së mirë, është obliguese për të. Me ndeshjet e mira, do vijnë edhe pikët. Mund të bësh një ndeshje të mirë dhe mund të humbasësh, siç ishin ndeshjet me Kastriotin dhe Erzenin.

Është rruga e duhur, për të fituar ndeshje. Unë nuk përgatit skuadrën për të luajtur mirë, por për të marrë fitore. Tani jam më i qartë. Kur e shikoj skuadrën që prodhon dhe është në krye, nuk kam si të mos flas për titullin.

Kam shumë më tepër besim se më parë, e njoh më mirë skuadrën. Është e parakohshme të flas se çfarë do të ndodhë në janar. Por diçka është e qartë, që kemi pasur mundësinë për të afruar shumë lojtarë, por me klubin kemi rënë dakord që nuk do marrim lojtarë nga “Youtube”.

Nuk është diçka që na shqetëson në këto momente. Të shikojmë çfarë do të ndodhë për ndonjë lojtar. Unë kam, si pjesë të skuadrës, shumë lojtarë që deri para janarit, dua të marr përgjigje nga ata. Mund të ketë ndonjë surprizë. Te pankina, mund të gjeni ndonjë surprizë.

Objektivi ynë është që të luajmë në gjysmëfushën e kundërshtarit. Kjo kërkon një punë të gjatë, në lidhje me portën. Kemi një rrugë të gjatë, na duhet një punë e madhe. Nëse do ishte kaq e rrezikshme, nuk do ishim në krye të renditjes. Ne mbrojmë gjatë dhe sulmojmë shkurt."

Marrëdhënia me presidentin Demi - "Unë kam 34 vjet, që jam trajner, por komplimenti për barazimin me Kastriotin, ishte perla e presidentit Demi. Të lë të punosh i qetë. Presidentë të tillë, kam njohur shumë pak. Edhe lojtarëve i tha të njëjtën gjë pas barazimit me Kastriotin. Është sinonim i një inteligjence të madhe, për të krijuar një klimë në skuadër.

Nuk kemi pse fshihemi, kemi më shumë pikë se të tjerët. Olsi Ramën e takoj herë pas here, kemi një marrëdhënie të mirë."

Akademia - "Gjëja e parë që kam bërë, është të shikoj poshtë, tek ekipet e moshave. Është detyrim për trajnerin e skuadrës së parë. Nuk është çështja për të shpenzuar paratë e klubit, por edhe për të prodhuar dhe të nxjerrim në treg, për të shitur më vonë dhe për të fituar."

Porta - "Portieri është një zgjedhje, ku më përshtatet me kushtet e një skuadre që unë dua. Sigurisht që Rexhepi më jep siguri."- u shpreh Colella

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga