Denis Duda, 26 vjeçari i Apolonisë ka “varur këpucët në gozhdë”. Dëmtimi në gju ka bërë që fieraku të mos ia dalë me futbollin e luajtur, duke u tërhequr.
Operacioni i një viti më parë në gju është kthyer në kronik, me ish-mbrojtësin që do duhej të operohej sërish. I ndodhur në këtë fazë, Duda ka marrë vendimin për të lënë futbollin e luajtur.
Edhe pse sezonin e shkuar ishte pjesë e Apolonisë, Denis Duda më shumë shërbeu si asistenti i trajnerit te fierakët, duke e pasur të pamundur të zbriste në fushë. Veç Apolonisë, mbrojtësi ka luajtur edhe për Flamurtarin, Turbinën, Albpetrolin dhe Fortis Juventus në Itali.

Poll