Së bashku me Ylber Ramadanin në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit do të analizonte sfidën me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ndërsa do të theksonte se finalja e Champions ishte një “ëndërr” për të.
Si e gjete grupin dhe biseda me Sylvinhon? Un kam dy ditë që jam bashkuar. Atmosfera është shumë e mirë dhe presim të marrim maksimumin në këto scida.
Finalja e Champions, emocionuese? Është një emocion shumë i madh i mua dhe që i vogël jam një interist. Ishte një ëndërr e papërshkrueshme.
Do luajmë në sulm? Ata do na presin në fushën e tyre dhe ne duhet të luajmë shumë përpara për të gjetur golin.
Mendon se eksperienca e Interin do të sjellë mentalitet fituesi në kombëtare? Është shumë normale, pasi me Interin kam fituar 2 Kupa dhe kjo do më ndihmojë të jap maksimumin për të marrë fitoren me kombëtaren.
Sylvinho? Është një trajner që ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët. Kam përshtypje shumë të mira për të.
A do qëndrojë Asllani te Interi, cila do të jetë e ardhmja? Unë jam lojtar i Interit dhe është një ëndërr të luaj me ta. Sigurisht do të qëndroj aty.
Kombëtajra? Kemi një grup shumë të mirë dhe kemi lojtarë me kualitet. Kemi mundësinë për të bërë mirë.
Çfarë ka të veçantë kjo skuadër për të përsëritur suksesin e 2016? Kemi një grup shumë të mirë dhe shpresoj të arrijmë këtë objektiv të tonin dhe të përsërisim atë që ka bërë skuadra në 2016. Kemi një gërshetim të lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë.
Me Sylvinhon mendon se do të luajmë më shumë në sulm? Kjo do të shikohet në ndeshjet që do të luajmë. Por varet edhe nga kundërshtari. Në sfidnë me Poloninë luajtëm pak më prapa, por ndaj Moldavisë do të jemi më sulmues.