Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga El Clasico në Tiranë, spanjolli arbitron Shqipëri - Islandë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga El Clasico në Tiranë, spanjolli arbitron Shqipëri -

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 me Islandën në Air Albania. Sfida vlen për Ligën e Kombeve në zonën B të këtij turneu.

Në këtë duel, kuqezinjtë do i arbitrojë spanjolli Ricardo de Burgos. Ndërkombëtari do ketë ndihmën e bashkëkombasve të tij de Francisco, Jon Nunez, Gonzales Fuertes. Në VAR do jenë Fernandez dhe Jose Gonzales.

Arbitri kryesor Burgos (36 vjeç ) që prej vitit 2018 ka marrë stemën e FIFA-s. Një arbitër me një CV të pasur, teksa mjafton të shohësh 135 ndeshje që ka arbitruar në La Liga, pa harruar edhe finalen e Superkupës së Spanjës në vitin 2017 mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Kujtojmë se kuqezinjtë e pësuan dy ditë më parë në Izrael 2-1, teksa në tre ndeshje kemi grumbulluar vetëm një pikë, duke mos pasur asnjë shans për një ligë më sipër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga