Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga 30 euro deri në 1 mijë euro, UEFA jep detajet e rëndësishme për biletat e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT

Ende nuk ka përfunduar faza e grupeve të kualifikueseve për Euro 2024, por UEFA ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa u takon ndeshjeve që do të luhen në Gjermani vitin e ardhshëm.

Europiani është një nga kompeticionet që ndiqet nga shumë tifozë, të cilët udhëtojnë me kilometra për të ndjekur skuadrën e tyre të zemës. Tashmë të gjithë tifozët duke nisur që nga data 3 tetor nisin aplikimet për biletat për UEFA Euro 2024.

Të gjithë tifozët anembanë globit do të kenë mundësinë që nëpërmjet platfromave zyrtare të UEFA-s të paisen me bileta për t parë skuadrën e tyre të zemrës.

“UEFA do të nxjerrë në shitje 1.2 milionë bileta të Europianit “Gjermani 2024”, duke nisur nga data 3 tetor, me tifozët në të gjithë globin që u jepet e njëjta mundësi për të aplikuar përmes platformës zyrtare të biletave në UEFA: EURO2024.com/tickets.

UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave, duke vendosur tifozët në radhë të parë.

Më shumë se 80% e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë.

Një milion bileta do të jenë në dispozicion me një çmim që fillon nga 30 euro dhe nuk i kalon 60 euro.

Mbi 1.2 milion bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori më 26 tetor 2023 dhe tifozët tashmë mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletave dhe të jenë gati kur të fillojë procesi i aplikimit.

Edhe 1 milion bileta të tjera do të shiten në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse për mbështetësit e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të turneut final më 2 dhjetor të këtij viti. Mundësia më e mirë për të parë nga afër ndeshje të Europianit 2024 në stadium është të aplikoni për bileta nga data 3 deri më 26 tetor 2023.

Biletat do të ndahen në mënyrë transparente nëpërmjet një shorti.

Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre. Struktura e çmimeve të biletave për UEFA “EURO 2024” mbetet e përballueshme për sa më shumë tifozë.

Gjithsej 270,000 bileta do të jenë në dispozicion për 30 € dhe për të fundit 10,000 bileta do të jenë në dispozicion për më pak se 100 euro.

Ndërkohë që sipas kategorisë dhe fazave të ndeshjeve, si ajo e grupeve apo gjysmëfinale dhe finale, çmimet shkojnë deri në 1 mijë euro për Kategorinë e Parë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

[caption id="attachment_707069" align="alignnone" width="1256"]Cmimet e biletave te Euro 2024/ © Credits uefa.com Cmimet e biletave te Euro 2024/ © Credits uefa.com[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga