Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nexhipi: Tirana po luan më mirë, në kohën tonë nuk humbnim për 3 apo 4 vite radhazi

Shkruar nga NEWSPORT
Nexhipi: Tirana po luan më mirë, në kohën tonë nuk

Nderim Nexhipi drejtori sportiv i Ballkanit, foli në pushimin e takimit për Oversport:

Derbi? Tirana po luan një futboll më të mirë, dhe kjo tregohet nga rezultati.  Ato tani do të mbrohen shumë dhe do mjaftohen me këtë gol. Futbolli i ka këto trendi ka ndryshu, është fakt që në kohën time nuk kemi humb për 3 apo 4 vite me radhë. Ne jemi pjesë e kësaj historie dhe shpresoj që partizani të rikthehet te fitorja. Normalisht në ndeshje të tilla do të anojmë nga Partizani, uroj të fitojnë.

Ballkani? Ballkani ka bërë një arritje historike dhe jemi shumë të lumtur. Një qytet me 60 mijë banorë është një gjë fantastike pasi kemi arrit në grupet e Conference League. Është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe me trajnerin Daja kemi arrit shumë dhe do të vijojmë.

Sivaspori? Një ndeshje e vështirë por ne kemi tregu që mundë të befasojmë çdo ekip. Ato janë në presion sepse duhet të fitojnë çdo ndeshje ne kemi një ekip që ka treguar shumë dhe mund të rivalizojmë çdo ekip.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga