
Nderim Nexhipi kërkon te Ballkani fantazistin Agim Ibraimi. Shqiptaro-maqedonasi del lojtar i lirë në fundin e këtij muaji dhe ende nuk ka firmosur kontratën e re me verilindorët. I afruar së fundmi te Ballkani, drejtori sportiv Nderim Nexhipi kërkon të "vjedhë" nga Kukësi lojtarin e afruar prej tij një vit më parë.
Një ofertë joshëse nga Kosova ka mbërritur në drejtim të kapitenit verilindor, që sheh disa skuadra të interesohen për të. 32 vjeçari pati një ambientim të shpejtë në futbollin tonë, duke qenë lideri i padisutuar i Kukësit, teksa shënoi edhe 14 gola.
Poll