Sulmuesi i ri i Tiranës, Tim Vayrynen ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me bardheblutë. I prezantuar të enjte, lojtari i Kombëtares së Finlandës ka zbritur për herë të parë në fushën e “Skënder Halilit”, aty ku nën kujdesin e stafit teknik ka marrë ngarkesën e duhur.
Grupi i lojtarëve nuk ka qenë i plotë te bardheblutë, kjo edhe për shkak të derbit dhe ngarkesës së ndeshjes. Klima te bardheblutë nuk ka qenë e duhura dje, pasi skuadra vinte në stërvitje pas humbjes minimale në derbin me Partizanin. Për ndeshjen me Laçin të hënë në shtëpi, trajneri Dede duket se do ketë një opsion më shumë për sulmin.