Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nevil DEDE analizon humbjen kundër Fenerbahçes: Mund të jetë strategji që Dudelange të mos studiojë Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil DEDE analizon humbjen kundër Fenerbahçes: Mund të

Tirana humbi me rezultatin e thellë 4-0 testin e fundit miqësor në Turqi, ku po zhvillonin fazën përgatitore. Fenerbahçe u duk mjaft e fortë për kampionët e Shqipërisë, të cilët nuk arritën të nxirrnin në pah vlerat e ekipit.

Për humbjen e miqësores ka folur Nevil Dede, në emisionin “Skaner” të MCN TV. Dede vuri theksin se është test miqësor, ndërsa mund të ketë qenë strategji e Tiranës kjo ndeshje, që kundërshtari i Dudelange në Champions League të mos studiojë elementet e ekipit.

“Për sa i përket afrimeve të reja te Tirana në merkato, pavarësisht se kanë edhe 10 ditë kohë për t’u përgatitur, unë do thoja se është shpejt, për përshtatjen e prurjeve të reja.

Ndeshja me Fenerbahcen, është një test miqësor. Duhet të marrim parasysh diferencat mes dy ekipeve. Menaxhimi i kësaj ndeshje, mund të jetë bërë i tillë nga vetë trajneri Shehi. Mund të jetë edhe strategji e Tiranës, pasi mendon se kundërshtari mund ta studiojë dhe të shikojë elementët.

Megjithatë pësimi i katër golave, nuk të lë një shije të mirë. Kundërshtari e ka të lehtë, të ecë para. Ka probleme në mbrojtje dhe kjo është evidente. Në fund fare do të thoja që është vetëm një test miqësor. Ky 4-0, mund t’i bëjë lojtarët të reagojnë. Me këto 4 gola, mund të zbresin me këmbë në tokë”, u shpreh trajneri i Erzenit sezonin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga